Mister në Beograd, modelja ruse gjendet e vd*kur brenda valixhes, një turk në pranga

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Serbi, pasi trupi i një modeleje ruse, e cila ishte zhdukur gjatë qëndrimit të saj në Beograd, është gjetur brenda një valixheje të hedhur në një kanal.

Viktima është identifikuar si Lyudmila Turkova, 28 vjeçe, me origjinë nga Shën Petersburgu. Ajo kishte udhëtuar drejt Serbisë për pushime dhe kishte humbur kontaktet me familjarët pasi kishte dalë për të takuar disa persona në një klub nate në kryeqytetin serb.

Pas gjashtë ditësh pa asnjë informacion, trupi i saj u gjet në kanalin Vizelj, pasi banorë të zonës vunë re një objekt të dyshimtë në ujë dhe njoftuan autoritetet. Në operacionin e kërkimit u përfshinë edhe forcat e policisë, ndërsa një qen kërkimi ndihmoi në lokalizimin e valixhes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia serbe nuk ka bërë ende të ditura detajet mbi mënyrën se si ka ndodhur vrasja. Trupi i 28-vjeçares është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje me ngjarjen, autoritetet kanë arrestuar një shtetas turk me inicialet K.E., i cili u ndalua në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, ndërsa dyshohet se po përpiqej të largohej nga Serbia.

Sipas Ministrisë së Brendshme serbe, personi i ndaluar, i lindur në vitin 2001, dyshohet për përfshirje në vrasjen e modeles. Hetuesit po verifikojnë dyshimet se krimi mund të ketë ndodhur në orët e para të 26 korrikut, në një apartament me qira në zonën Borça të Beogradit.

Familjarët e Turkova kishin ngritur alarmin pas zhdukjes së saj më 25 korrik. Sipas tyre, mesazhi i fundit nga modelja ishte dërguar rreth orës 23:00, pas të cilit ajo nuk dha më asnjë shenjë jete.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?