Misteri i testamentit të peshkopit të Malit të Zi, Kisha në pritje të një njeriu për ta hapur

Para se të vdiste Amfilohije Radović, Peshkopi i Malit të Zu raportohet të ketë lënë një amanet që do të lexohet në praninë të peshkopit Joanikije Mićović. Ky i fundit është aktualisht në vetëizolim pasi është konfirmuar pozitiv për koronavirusin, sipas avokatit të Kishës Ortodokse Serbe, Dalibor Kavaric.

Ai u shpreh për mediat se testamenti do të lexohet në prani të peshkopit Joanikije, në mënyrë që askush mos të ketë dyshime rreth autenticitetit të testamentit në fjalë, raporton Blic.

Po ashtu, ai theksoi se duhet pritur për shërimin e peshkopit të fjalë, në mënyrë që me prezencën dhe bekimin e tij, testamenti t’i prezantohet edhe publikut. Peshkopi i Malit të Zi u nda nga jeta më 30 tetor ndërsa Kavarić shton se ai e shkroi me dorën e tij testamentin.

Avokati shtoi se bazuar në njohuritë dhe përvojën e tij të deritanishme, “pa asnjë dyshim, gjithçka e shkruar në dokument është absolutisht e qartë, serioze dhe detyruese, natyrisht për ata që duan të respektojnë vullnetin e fundit të peshkopit. ”

Për ata që nuk e respektojnë dhe nuk duan ta dëgjojnë, shton ai , nuk ka asnjë mekanizëm shtrëngues me të cilin mund t’i detyrojë të përmbushin vullnetin e tij. /abcnews.al/

SHKARKO APP