Misteri në Rusi: Korbat e ngordhur bien nga qielli në qytetin sekret bërthamor

Një skenar apokaliptik u pikas në një qytet sekret bërthamor në Rusi kur qindra zogj të ngordhur papritmas ranë nga qielli në rrugë.

Një mori e mediave sociale filluan të reagojnë pasi pamjet e zogjve të ngordhur që erdhën papritmas nga qielli në rrugë në qytetin e Balakovo.

Incidenti i çuditshëm është aktualisht nën hetim zyrtar, me disa ekspertë që e lidhin vdekjen masive me gripin e shpendëve.

Sidoqoftë, të tjerët kanë sugjeruar që kjo mund të lidhet me tiparin më të njohur të qytetit – centralin e tij të madh bërthamor.

Pamjet në mediat sociale treguan rrugët ruse të mbushura me qindra kufoma zogjsh.

Departamenti lokal veterinar i Saratov ka filluar një hetim mbi fenomenin e çuditshëm.

Sipas departamentit, veterinerët vizituan vendin për të marrë mostra.

Komenti më i popullarizuar mbi historinë e postuar në faqen e rrjeteve sociale ruse shkruante: “Në fillim të Çernobilit, të gjithë zogjtë ngordhën”.

SHKARKO APP