Misteri përse COVID-19 vret më shumë meshkujt, drejt zgjidhjes

Përse koronavirusi vret më shumë meshkuj se sa gra? Një nga misteret që ka të bëjë me pandeminë mund të marrë një shpjegim së afërmi. Një studim i kryer në SHBA në bashkëpunim me shkencëtarë kinezë e ka një tezë: fajin e kanë testikujt.

Sipas studiuesve testikujt kthehen në fortesa për virusin, kur ai sulmohet nga antikorpet për tu shkatërruar.

Kjo gjë nuk ndodh te fermat, pasi vezoret nuk e mbrojnë proteinën ACE2, aty ku COVID-19 stresohet për të sulmuar më pas trupin.

Nëse virusi infekton njëkohësisht një numër të barabartë meshkujsh dhe femrash, rezultati do të jetë më shuam vdekje për të parët.

Kërkimi u krye nga katër studiues, profesori i biologjisë molekulare Amit Verma, profesori i biologjisë Ulrich Steidl, onkologia diti Shastri, dhe e ëma Jayanthi Shastri, mikrobiologe në Indi.

Të katërt publikuan tezën e tyre në “MedRxiv” një sajt ku në këto javë shkencëtarët shkëmbejnë informacion dhe të dhëna në lidhje me koronavirusin, edhe pse nuk janë kontrolluar nga burime autonome.

“Studime të zhvilluara në të gjithë botën në mënyrë të përsëritur kanë treguar një efekt më të madh dhe një ashpërsi më të rëndë të sëmundjes te burrat krahasuar me femrat”, ishte përfundimi.

Për më tepër shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se meshkujve u duhet më shumë kojë që të lirohen nga virusi e kjo mund të shpjegojë faktin që te ta rastet janë më të rënda.

SHKARKO APP