Mitsotakis bisedë telefonike me Trump, zbulohet çfarë u diskutua mes tyre

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump. Biseda mes dy liderëve zgjati rreth 10 minuta dhe u zhvillua 6 ditë pasi republikani Trump fitoi zgjedhjet presidenciale.

Sipas burimeve qeveritare, gjatë bisedës telefonike, kryeministri grek nënvizoi rëndësinë e partneritetit strategjik greko-amerikan për stabilitetin dhe sigurinë mes dy vendeve.

Mitsotakis theksoi se pret një bashkëpunim të ngushtë me administratën e re amerikane për çështjet dypalëshe me interes rajonal dhe ndërkombëtar. Sakaq zbulohet se Mitsotakis i bëri ftesë Donald Trump për të vizituar Greqinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?