Mitsotakis prezanton planin e rimëkëmbjes së Greqisë: 200,000 vende të reja pune
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka prezantuar Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes nga pandemia me buxhet 57 miliardë euro.
Mitsotakis ka deklaruar se plani kombëtar “Greqi 2.0” do të krijojnë 200,000 vende pune, për të rritur PBB me 7 pikë në 6 vitet e ardhshme.
“Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është një udhërrëfyes shumë i mirëmenduar me 170 projekte, investime dhe reforma. Ai bazohet në 4 shtylla, tranzicionin dixhital të shtetit dhe ekonomisë, rritjen e punësimit dhe kohezionit social, ekonominë e gjelbër dhe fillimin e aktivitetit prodhues. Ky është një plan që mbulon të gjithë Greqinë, ka të bëjë me çdo burrë dhe grua greke, dhe që aspiron të krijojë 200,000 vende pune, por edhe për të rritur PBB me 7 pikë në 6 vitet e ardhshme,” tha Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis.
“Plani Kombëtar ka një karakter novator, sepse ai ndryshon modelin dhe e bën ekonominë ekstroverte dhe sistemin e taksave miqësor për zhvillimin dhe gjithmonë duke parë drejt së ardhmes,” tha Kryeministri, duke shtuar: “Prandaj emri i tij. Greqi 2.0. Plani Kombëtar kërkon të krijojë shumë vende pune të reja dhe të paguara mirë. Sidoqoftë, së bashku me burimet e projektit, individi është i ftuar të shtojë fondet e tij, duke marrë rrezikun përkatës,” vuri në dukje gjithashtu Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis.