Mitsotakis rikompozon kabinetin qeveritar, ja ministritë që preken
Bota E Hënë, 4 Janar 2021 11:52
Ashtu siç u paralajmërua, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka rikompozuar kabinetin qeveritar.
Në shënjestër të ndryshimeve ishin ministri i Brendshëm, Takis Theodhorikakos që u zëvendësua nga Makis Voridhis dhe ministri i Punës, Janis Vrucis, i cili u zëvendësua nga Kostis Haxhidakis.
Zëdhënësi i ri i qeverisë është Christos Tarandilis. Disa transferime janë shënuar dhe në postet e zv/ministrave.