Mjekë nga Kina kundër epidemisë së koronavirusit në Milano

Mjekët e parë nga Kina zbarkuan në aeroportin “Malpensa” të Milanos.

Bëhet fjalë për shtatë mjekë dhe tre teknikë dhe infermierë që u larguan nga Shanghai gjatë ditëve të fundit.

Me ta gjithashtu mbërritën 20 ton materiale mjekësore. Pas mbërritjes së tyre, ekspertët kinezë hapën një pankartë me mbishkrimin: “Grup ekspertësh mjekësorë nga Kina kundër epidemisë në  Itali”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për t’i mirëpritur kishte dalë nënkryetari i rajonit të Lombardisë, Fabrizio Sala.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?