Mjekët dhe infermierët italianë janë zyrtarisht kandidatë për Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2021!

Mjekët dhe infermierët italianë ishin të parët që ndjenë trysninë e madhe të Covid-19 dhe ende të papërgatitur për betejën që i priste, dolën në frontin e parë të luftës kundër Covid-19.

Gjendja e virusit në Itali ishte më alarmantja krahasuar me vendet e tjera, ndërsa mjekët e infermierët luftuan me mish e me shpirt për të shpëtuar sa të mundnin jetë qytetarësh, ndërkohë që shifrat e infektimit vinin në rritje nga dita në ditë.

Kështu, në nderim të mjekëve dhe infermierëve italianë për punën e tyre të palodhur, Fondacioni Gorbachev ka propozuar personelin shëndetësor italian si kanditatë për Cmimin Nobel për Paqe në vitin 2021. Kjo kandidaturë është pranuar nga Oslo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personeli shëndetësor italian ishte i pari në botën perëndimore që u përball me një emergjencë shumë serioze “duke përdorur mjete të mundshme të ilaçeve të luftës, duke luftuar në llogore për shpëtimin e jetës dhe shpesh humbjen e tyre ”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fakt, mbi 300 mjekë dhe mbi 80 infermierë kanë vdekur si rezultat i pandemisë, ndaj kjo ishte më e pakëta që mund të bëhej për këta heronj me uniforma, që rrezikuan jetën e gjithashtu humbën jetën për të shpëtuar popullin e tyre në këtë luftë të vështirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?