Mjekët gabuan me diagnozën e saj, ndërron jetë 8-vjeçarja

Një vogëlushe 8- vjeçare ka ndërruar jetë, pasi mjekët gabuan me diagnozën e saj. Mësohet se mjekët që e kishin nën monitorim, nuk kanë mundur të zbulojnë kancerin e saj të rrallë, i cili ishte zhvilluar në kocka.

Vajza e vogël që ka ndërruar jetë nuk ishte ndjerë mirë qëkur ishte 3 vjeç. Sipas ‘Daily Mail’ Darcy kishte shkuar në shumë mjekë të ndryshëm, por askush nuk kishte mundur ta zbulonte se ajo kishte kancer.

Me dije bëhet se vetëm pak kohë para se ajo të largohej nga kjo botë, mjekët kuptuan se ajo kishte kancer dhe se nuk mund të bëhej më asgjë.

Po ashtu raportohet se e vogla, pasi kishte mësuar se ishte shumë e sëmurë dhe nuk kishtë më shpresë për të, kishte planifikuar funeralin e saj me nënën e saj.

SHKARKO APP