Mjekët kinezë me Covid-19 zgjohen nga terapia intensive me lëkurë të errët

Dy mjekë kinezë nga Spitali Qendror i Wuhanit, të infektuar me koronavirus, u zgjuan nga terapia intensive me lëkurë shumë më të errët se normalja.

Sipas mjekëve, pigmentimi i errët i lëkurës erdhi si pasojë e përdorimit të një ilaçi me të cilin është trajtuar sëmundja, dhe nga mosfunksionimi i mëlçisë së doktorëve, Yi Fan dhe Hu Weifeng, të dy, 42 vjeçarë.

Mjekët deklaruan se pigmentimi i lëkurës do të rikthehet në normalitet sapo mëlçia të rifillojë funksionet e saj normale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Yi Fan dhe Hu Weifeng u infektuan me Covid-19, në muajin janar kur po trajtonin pacientë me koronavirus në spitalin qendror të Wuhanit, vendi ku shpërtheu pandemia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?