Mjekët përlotin taksistin që transportonte falas pacientët me COVID

Përveç dëmeve të mëdha në njerëz dhe ekonomi në të gjithë botën, koronavirusi ka nxjerr në pah dhe anën humanitare të njerëzimit.

Një shofer taksie në Madrid i cili transportonte falas në urgjencë pacientët e infektuar me koronavirus, u surprizua nga stafi mjekësor i një spitali.

Ai ishte telefonuar nga spitali për të transportuar një pacient me koronavirus, por kur kur mbërrin aty, shikon të gjithë stafin mjekësor që duartrokisnin për të.

Taksisti nga emocioni i tepërt filloi të përlotej. Atij iu dha një zarf me para në shenjë falenderimi për një gjest kaq të mrekullueshëm që ka bërë për pacientët me koronavirus, pa marrë parasysh faktin se mund të infektohej dhe vetë.

Kjo video është shikuar më shumë se 3.2 milion herë nëpër rrjetet sociale dhe ka marrë qindra komente pozitive.

SHKARKO APP