Mjekët tregojnë se virusi ka dy shenja të reja

Kollë, bllokim i frymëmarrjes, lodhje, dhimbje, hundë të bllokuar, dhimbje të fytit dhe diarre. Këto janë shenjat e virusit vdekjeprurës por disa mjekë në Mbretërinë e Bashkuar po bëjnë thirrje për një shtesë urgjente në listë: humbje e papritur dhe e plotë e nuhatjes dhe shijimit.

Shumë njerëz duket se nuk zhvillojnë ndonjë shenjë të mëtejshme, duke bërë një shërim të plotë pa e kuptuar as vetë që kishin Covid-19. Ata mendohet se janë kryesisht të rritur të shëndetshëm, sistemi imunitar i të cilëve reagon mjaftueshëm ndaj virusit për ta përmbajtur atë brenda hundës, duke parandaluar përhapjen e tij në mushkëri, ku mund të shkaktojë pneumoni potencialisht fatale.

Nga ana tjetër, mjekët po e ngrenë alarmin gjithashtu, sepse një nga trajtimet e rreshtit të parë për anosminë (humbje e plotë e aromës) ose hiposmia (humbje e pjesshme e aromës) është një trajtim njëjavor i tabletave steroide. Këto ilaçe ndihmojnë në zbutjen e çdo inflamacioni që mund të kapë nervat nuhatëse. Steroidet ndikojnë edhe në sistemin imunitar. Kështu që specialistët e ENT tani kanë frikë se pacientët me koronavirus “të fshehur” mund ta kenë më të vështirë të shërohen nga infeksioni nëse mjekët japin steroide për humbjen e aromës së tyre.

SHKARKO APP