Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:22 Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e dy aksidenteve të rënda të regjistruara gjatë së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mjekimi mbi Covid-19, tre profesorë bëhen milionerë brenda një jave

Bota E shtunë, 25 Korrik 2020 17:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Teksa koronavirusi vijon të përhapet në të gjithë botën duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha ekonomike, shumë shkencëtarë po punojnë për krijimin e një vaksine anti-COVID.

Por, në një kohë kur vaksina zyrtare ende nuk është krijuar, shumë spitale kanë përdorur medikamente të tjera për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të personave të prekur nga COVID-19.

Ndërkohë, mësohet se tre profesorë në Universitetin britanik të mjekësisë Sauthempton këtë javë kanë zbuluar një mjekim të suksesshëm për pacientët e prekur nga koronavirusi. Zbulim që i ka bërë milionerë brenda një jave, shkruan The Guardian.

Rreth dy dekada më parë profesorët Ratko Djukanovic, Stephen Holgate and Donna Davies zbuluan se njerëzit që vuanin nga astma apo me sëmundje konike mushkërish, kishin mungesë të një proteine të njohur si interferon beta, e cila ndihmon në mjekimin e të ftohurës së thjeshtë. Ata zbuluan se mbrojtja e pacientëve kundër infeksionit viral, do të ishte e suksesshme nëse do të zëvendësohej proteina e munguar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Akademikët krijuan kompaninë, Synairgen, për t’i transformuar zbulimet e tyre në mjekime. Mjekim që doli në treg në vitin 2004 por pas dështimit të një marrëveshjeje me AstraZeneca për trajtimin e infeksioneve virale në pacientët me astmë, fitimet thuajse u shuan.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në një kohë pandemie të Covid 19, kërkohet çdo mjekim që do të ndihmonte në vështirësitë në frymëmarrje, madje kërkesat janë të pafundme.

Kreu ekzekutiv i Synairgen, Ricard Marsden, u shpreh se kompania aktualisht po eksperimenton përdorimin e interferon beta për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga bronkiti kronik. Por në momentin e shpërthimit të pandemisë ata kuptuan se mund të kishin një rol të rëndësishëm në mbrojtjen kundër virusit. Kështu që testimet e këtij mjekimi nisën që në muajin shkurt dhe mars në momentin që njerëzit nisën të mbushnin spitalet. Sipas tyre është pjesë e strategjisë së koronavirusit që të ndërhyjë tek sistemi imunitar dhe të shtypë interferon beta, dhe nëse kjo proteinë do të mund të rivendosej, efektet do të ishin dramatike.

Mund t'ju interesojë

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 1 ore
OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Para 1 ore
Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë

Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe ...

Para 2 orësh

Rezultatet e testimit të parë, të publikuara këtë javë treguan se pacientët me koronavirus në spital, të cilëve iu është dhënë mjekimi i profesorëve me interferon beta, kishin tre herë më shumë shanse për shërim të shpejtë.

Nga studimi i 101 pacientëve rezultoi se 79 për qind të tyre kishin më pak mundësi të zhvillonin versionin e rëndë të sëmundjes dhe frymëmarrja e tyre u përmirësua ndjeshëm.

Sapo u publikuan rezultatet e testimit të mjekimit, mëngjesin e 21 korrikut, kërkesat për këtë mjekim deri në drekë u rritën me 540%. Djukanovic, 65 vjec, një profesor mjekësie, pa aksionet e tij në kompani të rriteshin nga një ditë në tjetrën nga 300 mijë sterlina në 1.6 milion. Holgate 73 vjeç kishte një fitim deri në 1.7 milion sterlina dhe po aq dhe Davies 67 vjeçare.

Këtë vit shitjet e kompanisë Synairgen u rritën më shumë se 3 mijë për qind. Të tre shprehen shumë të lumtur për këtë arritje, por përveç anës financiare ata synojnë që sa më shumë njerëz të kenë mundësi të përdorin këtë mjekim.

Synairgen, po shpërndan zbulimet me rregullatorët mjekësorë në të gjithë botën në mënyrë që mjekimi të jetë në treg. Për një gjë të tillë zakonisht duhen muaj por qeveria britanike premtoi se do të përshpejtonte procesit për të miratuar sa më parë një mjekim të suksesshëm kundër koronavirusit.

Një nga objektivat është që mjekimi të shpërndahet dhe në shtëpitë e pacientëve në mënyrë që ata të mos e kenë të domosdoshme t;u drejtohen spitaleve. Me miliona doza pritet të jenë gati këtë dimër përballë një vale të dytë të mundshme të Covid 19. Të parët që do të përfitojnë është personeli shëndetësor dhe njerëzit më të rrezikuar nga infektimi.

Etiketat e lidhura

3 mjeketkoronavirusi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 3 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 1 ore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike
Para 1 ore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.