Mjekja që vërejti e para koronavirusin: Ja si e dallova pneumoninë “misterioze” që mund të përhapej midis njerëzve
Ajo i tha revistës shtetërore Outlook Weekly: “Unë zbulova transmetimin njeri në njeri në atë kohë, vetëm se nuk ishte shumë e qartë”.
“Për shembull në familjen e tre anëtarëve, djali nuk jeton me prindërit e tij. Ai u kthye për tu kujdesur për ata pasi u sëmurën dhe pastaj i çoi në spital…”.
“Familja kishte pothuajse të njëjtat simptoma, [prandaj unë isha] e sigurt se kishte një transmetim njeri-në-njeri”.
Ajo tha se familja nuk e kishte vizituar tregun tani famëkeq të Wuhanit, ku pandemia besohet të ketë filluar, përpara se të sëmuren.
“Unë isha e sigurt në atë kohë që ishte një lloj pneumonie virale, por nuk e dija se cili ishte virusi i saktë”, shtoi ajo.
Në ditët në vijim, mjeku dhe kolegët e saj pranuan të paktën katër pacientë të tjerë me simptoma të ngjashme.
Ajo menjëherë organizoi që ata të trajtoheshin në izolim dhe blenë pajisje mbrojtëse personale në internet që personeli përkatës të vishte, sipas një raporti të mëparshëm.
Dr. Zhang ka mbrojtur trajtimin e Pekinit në ditët e para të shpërthimit, duke pretenduar se ishte e drejtë për zyrtarët që të mos e informonin publikun në lidhje me infektivitetin e sëmundjes deri sa të kishte përfundime shkencore.
Ajo i tha transmetuesit shtetëror CGTN: “Unë mendoj se ka një proces prapa të kuptuarit të çdo gjëje, përfshirë një sëmundje. Kur gjërat nuk kuptohen plotësisht, nuk mund të thuash shumë”.
“Nëse unë do të isha një shkencëtar, si mund t’i tregoja publikut ndonjë gjë përpara se të përfundojë?”.
Dhe siç shkruan më tej Daily Mail, ekspertët kinezë konfirmuan transmetimin nga virusi nga njeriu në njeri me 20 janar – më shumë se tre javë pasi Dr. Zhang paralajmëroi zyrtarët.