Mjeku që “kuron” virusin! Gjeni apo sharlatan?

Ilaçe, vaksina, sekrete dhe metoda të ndryshme. Këto janë disa nga titujt e lajmeve më të lexuara në lidhje me pandeminë e Covid-19. Në Marsejë, përpara institutit spitalor universitar mesdhetar qindra njerëz prisnin Didier Raoult, virologu francez 68 vjeçar, i lëvduar edhe nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pohuar se klorokina e mund koronavirusin pasi rezultatet e kurave të tij tregojnë se treçereku i pacientëve të trajtuar me plakenilin, një nga emrat komercialë të klorokinës e përdorur më herët kundër malaries, nuk kishin më Covid-19 që do të thotë se ai mund ta shërojë sëmundjen.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka zgjedhur një nga 11 pjesëtarët e këshillit shkencor Covid-19 dhe Olivier Veran, ministër i Shëndetësisë, thotë se flet me të çdo ditë në telefon. Nga ana tjetër, disa ekspertë shfaqen skeptikë. Raoult, tha javën e kaluar se kishin bërë një studim mbi 36 pacientë me Covid-19 dhe kishin zbuluar se hidroklorokina kishte reduktuar në mënyrë drastike ngarkesën virale në një grup që kishte marrë ilaçin.

Ilaçi është përdorur edhe në Kinë tek 134 pacientë në shkurt dhe ajo reduktoi ashpërsinë e sëmundjes. Zyrtarët në Francë paralajmërojnë për raste të toksicitetit kardiak të raportuara tek disa pacientë me simptoma që janë vetë-mjekuar me klorokinën apo plakenilin. Në fund të fundit, ekspertët kërkojnë kujdes deri sa testime të besueshme të vlerësojnë efektivitetin e tyre.

SHKARKO APP