Modeli rus

Cilido që të ketë qenë synimi i atyre që urdhëruan helmimin e një ish-agjenti të dyfishtë e të së bijës në një qytet anglez, një gjë ata nuk e arritën: izolimin e Britanisë së Madhe, komenton Klaus-Dieter Frankenberger. Cilido që të ketë qenë synimi i atyre që urdhëruan helmimin e një ish-agjenti të dyfishtë dhe të së bijës në një qytet anglez, një gjë ata nuk e arritën: izolimin e Britanisë së Madhe.Së bashku kryetarët e shteteve dhe të qeverive të fuqive kryesore të Perëndimit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Gjermanisë, të Francës dhe Britanisë e bënë përgjegjëse Rusinë për këtë sulm.

Ky kohezion është i rëndësishëm, i nevojshëm dhe, përsa i përket rolit të Amerikës, për fat të keq nuk është më krejt i vetëkuptueshëm. Por në një situatë të tillë Londra duhet të ketë mundësi që të mbështetet te partnerët e saj. Dhe ajo mund ta bëjë këtë!

Që reagimi i përbashkët i të katërve është kaq i ashpër, kjo ka të bëjë me vetë veprën:”Përdorimi i një lënde luftarake nervore të një tipi, siç është zhvilluar në Rusi, paraqet përdorimin e parë ofensiv të një helmi të tillë nervor në Evropë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.” Kjo është e pashembullt. Nga ana tjetër ka të bëjë me reagimin rus; prej tij burojnë sarkazëm, keqdashje, mohim, cinizëm. Të gjitha këto Moska i ka treguar edhe në vend tjetër: pas pushtimit ushtarak të Krimesë dhe të agresionit në Ukrainën Lindore; pas sulmeve ndaj spitaleve në Siri; pas përzierjes në fushatën elektorale amerikane.Gjithmonë udhëheqja ruse e ka kundërshtuar si propagandë perëndimore atë që nuk mund të mohohej.

Klaus-Dieter Frankenberger (FAZ, WB)Klaus-Dieter Frankenberger

Është e dukshme, që Presidenti Putin beson se mund ta arrijë “ringritjen” e Rusisë vetëm në rivalitet me Perëndimin dhe me institucionet e tij. Mundet që kjo pritet mirë te populli rus dhe e arrin efektin e dëshiruar. Nacionalizmi do të jetë lubrifikanti edhe për zgjatjen e sundimit të Putinit si president rus. Kjo duhet marrë si e dhënë. Por ajo që nuk duhen pranuar janë makinacionet për të destabilizuar shtetet e Perëndimit dhe shoqëritë e tyre.

Ishte një iluzion që të besoje se Rusia do (të donte) të bëhej si “ne” pas fundit të Luftës së Ftohtë. Është e dukshme që kjo nuk është kështu. Nën Putinin Rusia ka vendosur që ta rifitojë statusin e humbur të fuqisë botërore me sjellje imponuese dhe me agresion. Dhe përmes frikësimit dhe sjellje brutale ndaj të gjithë atyre, të cilët Kremlini i shpall kundërshtarë brenda dhe jashtë vendit.

SHKARKO APP