FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Momenti dramatik kur policia qëllon agresorin me thikë në aeroportin e Amsterdamit

Ky është momenti dramatik kur policia qëlloi mbi një person, i cili po kërcënonte njerëzit me thikë në aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit.

Pamjet tregojnë momentin kur katër policë të armatosur vrapojnë mes aeroportit ndërsa të shtëna dëgjoheshin në sfond. Një prej policëve merr një pozicion pas një shtylle dhe shkon drejt të dyshuarit.

Terminali i aeroportit u evakuua menjëherë pas të shtënave të policisë, ndërsa pamje të tjera tregojnë edhe ekipet e emergjencave që nxitonin nga ndërtesa me një shtrat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas autoriteteve agresori u plagos dhe ndodhet në paraburgim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rrethanat mbi të shtënat nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa policia ende nuk ka zbuluar nëse incidenti ka apo lidhje me terrorizmin.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?