”Momenti i së vërtetës për Europën”, Macron: Nëse nuk ia dalim, populistët do të fitojnë
Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka cilësuar nga pikëpamja ekonomike si një moment të së vërtetës krizën e COVID-19 për Europën.
Në një intervistë për Financial Times, Macron thotë se përqasja ekonomike në këtë situatë do të ndajë nëse BE është projekt politik apo vetëm një projekt si market.
Ai ka paralajmëruar se nëse BE nuk ia del ndaj kësaj krize atëherë një valë euroskepticizmi do të shpërthejë dhe populistët do të jenë të fituar.
Nëse BE nuk mbështet thotë ai atëhere qytetarët europianë do të pyesin se çfarë rrugëtimi të mirë ofron BE?
“Këta qytetarë nuk do t’ju mbrojnë në krizë dhe pas saj, ata nuk kanë ndonjë solidaritet me ju”- tha Macron.