Momenti kur forcat ruse goditën centralin bërthamor të Ukrainës (VIDEO)
Pamjet tregojnë momentin kur shpërtheu zjarri në centralin bërthamor të Ukrainës pas sulmit nga trupat ruse. Falë ndërhyrjes me urgjencë të zjarrfikësve, u bë e mundur shuarja e flakëve dhe nuk u raportua për viktima.
Sulmi ndodhi në orët e para të 4 marsit dhe zyrtarët në Ukrainë kanë raportuar se forcat ruse kanë bombarduar një termocentral bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës.
Ky është termocentrali bërthamor më i madh në Evropë. Duke konfirmuar zjarrin, ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, shkroi në Twitter se ushtria ruse “po qëllon nga të gjitha anët” në kompleksin e këtij termocentrali bërthamore. Ai paralajmëroi se një katastrofë atje mund të ishte më e keqe se ajo e Çernobilit që ndodhi në vitin 1986.
Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave në Ukrainë, zjarri ka rënë në një objekt që shërbente për trajnime dhe deri tani nuk është vënë re ngritje e nivelit të rrezatimit përreth.
Zaporizhzhia NPP is under fire! The entire Europe is at risk of a repeat of the nuclear catastrophe. Russians must stop fire! pic.twitter.com/P46YxKZZ0W
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 4, 2022