Momenti shokues! Stuhia merr para karrocën me gjithë foshnjen, djalin e hedh në mes të rrugës

Evropa Veriore po përjeton momente tmerri, teksa është goditur nga një stuhi me forcën e uraganit. Erërat e forta dhe shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje masive dhe panik të madh te qytetarët, sidomos në Angli.

Një video e publikuar nga “Daily Mail” tregon momentin shokues, kur babai përpiqet të ndihmojë fëmijët.

Era e fortë rrëzoi djalin e vogël, ndërsa mori me vete dhe karrocën me fëmijën në të. Videoja u regjistrua dje pasdite në Lancashire.

Kalimtarët të tronditur bërtitën, pasi fëmija u rrëzua në mes të rrugës dhe mund të përplasej nga një makinë. Për fat të mirë, babai veproi në kohë, ndërsa momenti i frikshëm u kap nga një kalimtar.

SHKARKO APP