Monako, Ministri i Shtetit i infektuar me Covid-19
Ministri i Shtetit i Monakos Serge Telle rezultoi pozitiv në testin për Covid-19, njoftuan mediat lokale.
Këshilltari kryesor i Princit Albert II i Monakos thuhet se është mirë dhe po punon nga shtëpia pas diagnostikimit të tij.
Një burim nga qeveria Monegaske deklaroi se të gjitha takimet e zyrtarëve të lartë në vendin e vogël do të mbahen përmes konferencave video për të mbrojtur frenimin e përhapjes së COVID-19.
Asnjë informacion nuk u dha për shëndetin e Princit Albert II dhe nëse ai është testuar për koronavirus, raporton Ora News.
Monako ka regjistruar 6 raste me koronavirus.