“Mos më dëboni se do më vrasin!”: Shqiptari hyn në grevë urie dhe etjeje në Belgjikë
“Jemi duke u shqetësuar se jeta e këtij shqiptari është në rrezik dhe nuk po mund ta marrim më tepër informata për gjendjen e tij, pasi ai është burgosur”, pohojnë për të përditshmen “7 sur 7”, transmeton Albinfo.ch. Sipas informatave të tyre, shqiptari tashmë ka humbur më tepër se shtatë kilogramë në peshë, në kuadër të grevës së tij të urisë, dhe janë të bindur se greva e etjes mund të ketë pasoja të paparashikueshme, posaçërisht për veshkat, ka njoftuar France Arets, zëdhënëse e CRACPE.
“Enti belg i emigrimit do ta dëbojë shqiptarin në vendlindjen e tij, e cila llogaritet si vend ‘me prejardhje të sigurt’. Ky njeri ka frikë të dëbohet në Shqipëri për shkak të mafias lokale”, thotë më tej zëdhënësja.
Nga ana tjetër, Enti belg i migrimit pohon se Shqipëria llogaritet si vend me prejardhje të sigurt dhe se shtetasit e saj i nënshtrohen një procedure të përshpejtuar të azilit.
KOHA JONË SONDAZH

