Mosha më e prekur nga Covid-19, jo më të mëshuarit

Covid-19 po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë nga 18 deri në 34-vjeç në SHBA, sipas një studimi nga Universiteti i Harvardit, botuar në faqen e internetit të revistës mjekësore “JAMA”. Në studim morën pjesë mbi 3 mijë të rinj dhe sipas ekspertëve 21% u dërguan në kujdes intensiv; 10% në ventilim mekanik dhe 2.7% vdiqën.

Pacientët me mbipeshë dhe të sëmurë me hipertension apo diabet ishin më të rrezikuarit. Të rinjtë me ngjyrë dhe hispanikë përbënin më shumë se gjysmën e pacientëve që kërkuan shtrimin në spital.

Një studim nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i bërë me pacientët simptomatik nga 11 institucione shëndetësore në SHBA, zbuloi se njerëzit që kishin rezultuar pozitivë me Covid-19 kishin dy herë më shumë të ngjarë të kishin shkuar për darkë në një restrorant.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?