Moska akuzon Perëndimin se përpiqet të ndryshojë regjimin në Rusi

“Perëndimi tregoi qarë se nuk po përpiqet të shtyjë Rusinë të ndryshojë politikën e saj por se përpiqet të ndryshojë regjimin e saj”, deklaroi Lavrov para një forumi ekspertësh politikë në Moskë.

 

“Tashmë, ka njerëz politikë në Perëndim që thonë se duhen vendosur sanksione që shkatërrojnë ekonominë ruse dhe të provokojnë protesta popullore”, theksoi ai, i cituar nga agjencia “TASS”.

SHBA-ja dhe BE-ja si përgjigje ndaj krizës ukrainase kanë vendosur kundër Moskës sanksionet më të rënda që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, duke prekur sektorët e Energjisë, Mbrojtjes dhe Financave.

 

Sipas Lavrovit, “këto sanksione nuk kanë asgjë të përbashkët me sanksionet që janë aplikuar kundër Koresë së Veriut apo Iranit për shembull, që janë përllogaritur për të mos dëmtuar, për të mos goditur elitën dhe për të mos shkaktuar dëme në sferën sociale apo ekonomike”.

Rusia i është përgjigjur sanksioneve perëndimore duke vendosur embargo në shumicën e importimeve ushqimore me prejardhje nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja.

SHKARKO APP