Moska: Nuk kemi ndërhyrë në emailat e PD-së Amerikane

Kremlini i ka përgënjeshtruar akuzat se Moska ka depërtuar në emailat e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se kurrë nuk ka ndërhyrë në fushatat zgjedhore të vendeve të tjera.

“Ne e shohim letrën e Rusisë në këndin e kuq në tavolinën e të gjithë politikanëve në Uashington gjatë fushatës zgjedhore dhe kjo shumë shpesh paraqet atu në lojën e tyre”, u tha sot reporterëve në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Këto komente të zotit Peskov u bënë pak orë pasi presidenti amerikan, Barack Obama, në një intervistë për rrjetin NBC, tha se ishte e mundshme që Rusia është përpjekur të ndikoj në zgjedhjet presidenciale amerikane, duke depërtuar në emailat amerikanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ajo që ne e dimë është se rusët kanë depërtuar në sistemet tona, jo vetëm në sistemet qeveritare, por edhe në ato private”, tha Obama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?