Moska posedon “materiale komprementuese” ndaj Trump? Reagon Kremlini: Janë thjesht një “Pulp Fiction”.
Akuzat e fundit mbi Rusine qe ka ndikuar mbi Hillary Clinton apo presidentin e zgjedhur Trump janë “absolutisht të rreme”, tha të mërkurën. zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov .
Kremlini nuk ka ndonjë “material komprometues” për Hillary Clinton, tha Peskov. Ai theksoi se Moska nuk do të angazhohej në mbledhjen e materialeve të tillë.
Pretendimet se komuniteti i inteligjencës ruse ka ndonjë të dhënë kompromentuese për Presidentin e zgjedhur Donald Trump është “një tjetër përpjekje për të dëmtuar marrëdhëniet dypalëshe”, tha Peskov, duke e krahasuar akuzat thjesht nje “bllof total”.
Në anglisht, ajo quhet “pulp fiction “, tha Peskov.” Me të vërtetë, ne duhet të reagojmë ndaj saj me të njëjtën ndjenjë te humorit. Megjithate Peskov ka shtuar se ndihet i trishtuar nga njëra ane per faktin se : “Ka njerëz që ushqehen me histeri, që dalin nga mënyra e tyre për të mbajtur atmosferën me gjueti shtrigash”.
“Kjo është një përpjekje e qartë për të dëmtuar marrëdhëniet tona dypalëshe. Cilësia e versionit publik të raportit të mëparshëm që paraqet mashtrimin është i krahasueshëm.
Sputniknews/Përshtati:Marjana Doda
KOHA JONË SONDAZH

