Moska zgjat pushimet e shkollës, rastet e reja me Covid-19 po rriten

Moska do të zgjasë pushimet e shkollës me një javë deri më 17 janar, me shpresën për të stabilizuar situatën në lidhje me infeksionet e reja të koronavirusit dhe për të shmangur kufizimet.

”Pushimet më të gjata shkollore në Moskë do të stabilizojnë incidencën e Covid-19 në një nivel më të ulët se aktualisht. Kjo do të thotë që ne do të jemi në gjendje të shmangim futjen e kufizimeve të reja, të padëshirueshme në Janar”,-tha kryetari i Bashkisë Sergei Sobyanin në një deklaratë.

Rusia nisi një program vaksinimi vullnetar me vaksinën Sputnik V. Ajo i ka rezistuar vendosjes një bllokimi të rreptë siç bëri në fillim të këtij viti, duke u mbështetur në masat e parandalimit.

Rusia raportoi 27,002 raste të reja Covid-19 të martën, duke përfshirë 5,641 në Moskë, duke e çuar gjithsej në 3,105,03737 që nga fillimi i pandemisë. Autoritetet gjithashtu raportuan 562 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin zyrtar të viktimave në 55,827.

SHKARKO APP