FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Moskë, një shkencëtar rus pranon se ka qenë pjesë e “Noviçok”

Një shkencëtar rus, i cituar sot nga agjencia zyrtare ruse e lajmeve “Ria-Novosti”, tregon se ka punuar në krijimin e agjentit kimik “Noviçok”, që mendohet se ka shërbyer për helmimin e Sergei Skripal, dhe që duket se hedh poshtë pozicionin e Moskës sipas të cilës ky program nuk ka ekzistuar.

“Noviçok’ nuk është një substancë, është një sistem i tërë armësh kimike”, shpjegon Leonid Rink në këtë intervistë për “Ria-Novosti”, që e paraqet si një prej konceptuesve të këtij programi.

Agjenti nervor “Noviçok” konsiderohet nga Londra si produkti që u përdor për të helmuar ish-agjentin rus, Sergei Skripal dhe vajzën e tij më 4 mars në Angli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekzistenca e këtij programi dhe formula e tij kimike u bënë të ditura nga një kimist rus që sot ndodhet i strehuar në SHBA, Vil Mirzaianov, sipas të cilit këta agjentë me efikasitet të lartë janë krijuar në vitet 1980 nga shkencëtarët sovjetikë, raporton Atsh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas akuzave të bëra nga Londra, Moska ka përgënjeshtruar ekzistencën e çdo programi të zhvillimit të amrës kimike që quhet “Noviçok”, as në kohën e BRSS-së, as në Rusinë e sotme.

“Një grup i madh specialistësh zhvilluan ‘Noviçokun’ në Moskë dhe në Çikahni. Teknicienë, toksikologë, biokimistë (…) Ne arritëm rezultate shumë të mira”, tregon Leonid Rink për “Ria-Novosti”.

Sipas kimistit, teknologjia e “Noviçokut” është e arritshme për çdo vend të zhvilluar apo kompani të madhe farmaceutike.

”Të zhvilloshë një armë të tillë nuk përbën asnjë problem”, theksoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?