Moti i keq në Itali shkakon tre viktima

Moti i keq vazhdon të shkaktojë probleme edhe në Itali, sidomos në veri dhe qendër të gadishullit Apenin.

Tre të moshuar kanë humbur jetën në rajonin e Breshias, ndërsa po pastronin borën, kurse pesë të tjerë janë shpëtuar nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Liguria, Piemonte, Lombardia dhe pjesë të Toskanës janë goditur nga stuhitë e dëborës dhe të shiut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa autostrada janë bërë të kalueshme me vështirësi ndërsa në zonat bregdetare ka pasur edhe përmbytje.

Swiss Digital Mobile Reklama

19 vetë janë evakuar nga periferitë e Emilja Romanjës ndërsa disa fshatra të tjerë kanë mbetur të izoluar dhe pa energji elektrike.

Në shumë prej zonave të goditura nga moti i keq janë mbyllur shkollat, ndërsa spitalet dhe qendrat e emergjencave civile janë vënë në shërbim të njerëzve në nevojë.

Bashkitë e veriut i kanë bërë thirrje qytetarëve të kufizojnë qarkullimin e mjeteve private motorrike për të shmangur incidente, ndërsa raportohen vonesa në linjat e trenave që përshkojnë veriun e vendit, sidomos në Lombardi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?