Moti i keq në SHBA, pezullohen 80 fluturime, mbi 100 mijë shtëpi pa energji

Moti i keq ka pushtuar edhe Bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara. Kalifornia, Uashingtoni dhe Nevada janë përfshirë nga stuhitë e erës dhe shiut.

Rreshjet nisën që të premten pasdite në Kaliforninë e veriut duke rritur shqetësimin për përmbytje dhe rrëshqitje masive dheu. Stuhia e formuar në ujërat e oqeanit paqësor ka vënë në gjendje alerti banorët e zonave bregdetare që kanë marrë menjëherë masa duke vendosur thasë me rërë për të parandaluar përmbytjet e shtëpive. Më shumë se 114 mijë shtëpi dhe qendra biznesi kanë mbetur pa energji elektrike deri në mbrëmjen e së premtes, por mund të ketë sërish probleme pasi parashikohet që e gjithë fundjava do të jetë me reshje të dendura dhe erëra të forta deri në 215 kmorë.

Skuadrat e ndihmës së shpejtë janë vënë në gjendje alerti në Kaliforni, Oregon dhe Uashington , ndërsa autoritetet aeroportuale kanë pezulluar mbi 80 fluturime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Moti i keq në SHBA, pezullohen 80 fluturime, mbi 100 mijë shtëpi pa energji

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?