Moti i keq ne veri-perendim te Italise, ende pa gjurmë për tre alpinistët e zhdukur

Në Xhenovë, moti i keq ka shkaktuar trazira dhe dëme të konsiderueshme, ndërsa tre alpinistë të rinj janë shpallur të zhdukur në zonën e Piani di Praglia. Sipas raportimeve nga mediat italiane, zjarrfikësit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë aktivë në vendngjarje, por deri tani nuk ka sinjale nga tre personat e zhdukur.

Në orët e para të pasdites, një tornado goditi portin e Xhenovës, duke rrëzuar disa konteinerë. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Rajoni i Ligurias është vendi i vetëm që ka alarm të verdhë nga Departamenti i Mbrojtjes Civile, ndërsa për nesër është parashikuar alarm portokalli, që tregon përshkallëzim të motit të keq.

Mediat vendase njoftojnë për probabilitet të lartë stuhish të forta që pritet të vazhdojnë në të gjitha zonat që nga mesdita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shirat e rrëmbyeshëm, që kanë nisur që natën e kaluar, kanë sjellë përmbytje në disa pika të qytetit. Një prej tyre është nënkalimi i Brin, po ashtu nënkalimi i Via Milano dhe ai i Via Perlasca janë prekur nga uji. Për më tepër, rruga Aurelia, në drejtimin perëndimor drejt Arenzanos, ka pësuar mbyllje të përkohshme për shkak të një rrëshqitjeje toke pranë tunelit Pizzo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?