Motoçiklisti “fluturon” me 146 km/orë në mes të Zvicrës

Policia kantonale në Aargau pas një kontrolli në rrugë konstatoi një “çmenduri” të vërtetë në rrugët e Zvicrës.

Në Würenlingerstrasse, pranë Tegerfelden, ku shpejtësia maksimale është 80 km/orë, një i ri 21-vjeçar po udhëtonte me motor me 146 km/orë duke kaluar shpejtësinë e lejuar me 66 km/orë.

Autoritetet zvicerane morën masa të rrepta ndaj motoçiklistit duke i bllokuar të riut përkohësisht patentën e qarkullimit, ndërsa po pyetet për veprimin e kryer.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?