Motorët e avionit marrin flakë gjatë fluturimit

Motorët e një avioni në SHBA kanë marrë flakë gjatë fluturimit ndërsa pasagjerët e United Airlines janë tmerruar.

Avioni, i cili kishte destinacion Miamin, u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin e O’hare të Çikagos të premten.

Kjo mendohet se është shkaktuar nga një zog i egër i cili ka ngecur në motorët e avionit.

Një pasagjer, i cili ka filmuar atë që mund të kishte qenë një katastrofë, me qetësi bën një shaka:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çfarë duhet të bëni kur motori i avionit merr flakë? Faleminderit pilotit për këtë ulje dhe do ta qeras me një birrë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi u ul në Çikago në mënyrë të sigurtë rreth orës 08:30 në orën lokale, udhëtarët u nisën në një fluturim tjetër 2 orë më vonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?