FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mrekulli pas tërmetit/ 15-vjeçarja dhe qeni i saj shpëtohen të gjallë pas më shumë se 50 orësh nën rrënoja

Një operacion i vështirë shpëtimi u mbyll me sukses në orët e para të së shtunës, kur ekipet e emergjencës nga El Salvador arritën të nxirrnin të gjallë 15-vjeçaren Camila Sofía Medina Rivas dhe qenin e saj, Chanel, të cilët kishin mbetur të bllokuar për më shumë se 50 orë nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Playa Grande, në shtetin La Guaira.

Operacioni, që zgjati mbi 13 orë, u zhvillua në tre faza. Pasi vendosën kontakt me adoleshenten, ekipet e shpëtimit u detyruan të shembnin disa mure për të krijuar një korridor të sigurt. Fillimisht u nxor qeni Chanel, ndërsa pak çaste më vonë u shpëtua edhe Camila, e cila, pavarësisht orëve të gjata nën rrënoja, rezultoi pa lëndime.

Lajmin e bëri të ditur presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, i cili përmes një mesazhi publik shprehu gëzimin për përfundimin me sukses të operacionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E shpëtuam Camilën! Faleminderit Zotit që na përdori në këtë mënyrë. Forca Venezuelë”, deklaroi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është shpëtimi i dytë i bujshëm në të njëjtën zonë brenda pak orësh. Më herët, të njëjtat ekipe të emergjencës arritën të nxirrnin të gjallë edhe 39-vjeçaren Nayarit Colmenares, e cila gjithashtu kishte qëndruar e bllokuar për më shumë se 50 orë pas dy tërmeteve të forta që goditën zonën të mërkurën.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, ndërsa autoritetet shpresojnë të gjejnë të mbijetuar të tjerë nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?