Mund të jenë infektuar me koronavirus, 99 nxënës në Gjermani duhet të rrinë të izoluar për dy javë
Një grup nxënësish të shkollës ‘Martin Luther’ në Gjermani duhet të izolohen në shtëpi, pasi u kthyen nga një udhëtim në Tirolin e Jugut.
Po ashtu e ditur bëhet se shkolla është mbyllur. Janë 99 nxënës vendosur në kushtet e karantinës. Vendosja e tyre u bë pasi u kthyen nga një udhëtim shkollor.
Dyshohet se ata mund të jenë infektuar me koronavirus gjatë kohës që kanë qëndruar në Tirolin e Jugut.
Të izoluar në shtëpi për dy javë duhët të rrinë edhe personat që mbikëqyrën nxënësit gjatë këtij udhëtimi. Një nxënës dhe një shoqërues kanë shfaqur simptomat e koronavirusit.
Frika dhe paniku në Gjermani nga koronavirusi është e madhe. Ndërkohë në Itali shumë persona kanë humbur jetën nga ky virus.