
Një grup nxënësish të shkollës ‘Martin Luther’ në Gjermani duhet të izolohen në shtëpi, pasi u kthyen nga një udhëtim në Tirolin e Jugut.
Po ashtu e ditur bëhet se shkolla është mbyllur. Janë 99 nxënës vendosur në kushtet e karantinës. Vendosja e tyre u bë pasi u kthyen nga një udhëtim shkollor.
Dyshohet se ata mund të jenë infektuar me koronavirus gjatë kohës që kanë qëndruar në Tirolin e Jugut.
Të izoluar në shtëpi për dy javë duhët të rrinë edhe personat që mbikëqyrën nxënësit gjatë këtij udhëtimi. Një nxënës dhe një shoqërues kanë shfaqur simptomat e koronavirusit.
Frika dhe paniku në Gjermani nga koronavirusi është e madhe. Ndërkohë në Itali shumë persona kanë humbur jetën nga ky virus.
