Mungonte prej kohësh, gjendet pa kokë homoseksuali sirian

Një refugjat homoseksual që jetonte në Turqi është gjetur i vrarë brutalisht, me trupin të copëtuar, aq sa shokët e tij mundën ta njohin vetëm nga pantallonat. Mashkulli kishte që në 23 korrik që nuk gjendej dhe u gjet dy ditë më pas në distrikun Yenikapi të Turqisë. Ai ka qenë kërcënuar, rrëmbyer dhe përdhunuar, thonë grupet për të drejtat e njeriut në Turqi.

Ndërkohë, CNN, nuk ka dashur ta bëjë publik emrin e refugjatit për arsye të sigurisë së familjes së tij. “E identifikuam vetëm nga pantallonat… ata e kishin prerë shumë keq. Aq dhunshëm sa dy thika ishin thyer brenda trupit të tij. Ata i kishin prerë kokën.

Pjesa e sipërme e trupit ishte komplet e pa identifikueshme”, tha një nga shokët e viktimës për CNN.  Ndërkohë banorët thonë se ky nuk është rasti i parë që persona rrëmbehen dhe masakrohen vetëm, sepse kanë preferenca të ndryshme nga të tjerët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?