Musk i jep fund rolit në qeverinë amerikane: Do të jem këshilltar i presidentit Trump
Elon Musk ka njoftuar se po i jep fund përfshirjes së tij në administratën e Donald Trump. Ai dhe Trump mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
“Elon nuk po largohet me të vërtetë. Ai do të jetë këtu. Shërbimi i tij ndaj Amerikës është i pashembullt në historinë moderne”, tha Trump në fillim. Edhe Musk konfirmoi se do të vazhdojë të ketë ndikim në Shtëpinë e Bardhë. “Ky nuk ishte fundi i DOGE, ky ishte në fakt fillimi”, tha miliarderi.
“Ekipi DOGE është bërë më i fortë me kalimin e kohës. Jam i bindur se do të arrijmë një reduktim prej trilion dollarësh të mashtrimit. Mendoj se ekipi i DOGE ka bërë një punë të jashtëzakonshme, ata do të vazhdojnë ta bëjnë atë, dhe unë do të vazhdoj t’i vizitoj dhe të jem mik dhe këshilltar i presidentit”, shtoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

