FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Musk tërheq satelitët që ndihmuan kundër rusëve

Elon Musk duket se po hakmerret ndaj qëndrimit negativ të Kievit dhe do të tërhiqet nga financimi i satelitëve Starlink në Ukrainë.

Starlink për një periudhë të gjatë ka qenë i vetmi sistem interneti satelitor jorus që ende punonte në disa zona të Ukrainës që prej pushtimit nga Moska më 24 shkurt, me presidentin ukrainas që e ka falënderuar publikisht atë.

Por sugjerimet e miliarderit me origjinë nga Afrika e Jugut për një zgjidhje të mundshme të konfliktit nuk i pëlqyen tepër Kievit, nga momenti që ai për shembull e konsideronte Krimenë tashmë të humbur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje ambasadori ukrainas në Gjermani, Andrij Melnyk i kishte sugjeruar Musk të “shkonte në djall”, por me fjalë edhe më të rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pikërisht diplomatit iu përgjigj Musk në Twitter, për të shpjeguar arsyen e tërheqjes nga mbështetja satelitore Starlink, e cila mundësohet nga krijesa e tij SpaceX.

“Thjesht po ndjek këshillën tuaj”, ironizoi babai i Tesla dhe SpaceX, dhe së shpejti edhe pronari i vetë platformës Twitter.

Në të vërtetë, arsyet janë financiare. Kosto për të mbajtur sistemin e përbërë nga pothuajse 20 mijë satelitë, që ndihmuan shumë ushtrinë e Kievit në lokalizimin e mjeteve ushtarake ruse që më pas u shkatërruan, është tejet i madh, edhe për njeriun më të pasur të botës. Përllogaritet që deri më tani kosto që Musk ka mbuluar nga xhepi i tij tejkalon 80 milionë dollarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?