Mutacioni i Covid-19, mund të jetë më i rrezikshëm se origjinali

Versioni i ri i Covid-19, që sot është dominues në botë, mund të jetë më i rrezikshëm se origjinali. Kështu thuhet në një studim amerikan, që ka vëzhguar 5000 pacientë në një spital të Teksasit.

Studimi zbuloi se 99,9% e infeksioneve është shkaktuar nga versioni i ri i koronavirusit, që quhet D614G. Mendohet se aktualisht, rreth 85% e rasteve me Covid-19 në të gjithë botën janë me variantin e ri të Covid-19

Sipas ekspertëve, versioni D614G është shfaqur për herë të parë ne Evropë, në shkurt të këtij viti, dhe u përhap shpejt.

SHKARKO APP