Mutacioni indian del që është 40% më ngjitës

Duket se viruset do të jenë gjithmonë në mesin tonë. Mutacioni indian i koronavirusit mund të jetë deri 40% më ngjitës se varianti britanik i Covid-19. Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët britanikë të shëndetit, bazuar në të dhënat e të cilëve, ministri i Shëndetësisë Mat Henkok, thotë se ky mutacion lehtësimi i masave të karantinës po bëhet më i vështirë.

Duke folur për median publike “BBC”, Henkok thotë se varianti Delta siç njihet ndryshe mutacioni indian është përgjegjës për shumicën e rasteve të reja të infektimeve. Rastet ditore kanë arritur në mbi 5 mijë, teksa javën e kaluar ishin dyfish më pak.

Ekspertët thonë megjithatë se ky mutacion nuk ka ndikuar në rritjen e vdekshmërisë, pasi spitalet janë lehtësuar ndjeshëm nga mbingarkesa e valës së fillimvitit. Të vaksinuarit me të dyja dozat e vaksinave janë të mbrojtur ndaj mutacionit indian.

SHKARKO APP