Mynih/Merkel reagon pas 16 orësh, e bëjnë fajtore: Je shumë vonë
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur më në fund pas 16 orësh, ku pesë fëmijë, dy të rinj dhe dy të rritur u vranë në një McDonalds në Munih.
Skenat e tmerrshme kanë vënë 1.4 milion njerëz të qytetit të tretë më të madh të Gjermanisë, në panik dhe izolim. Vendi është në një valë të freskët të incidenteve terroriste nëpër Europë.
Merkel, ka rënë nën kritika të ashpra nga publiku që janë duke u bërë gjithnjë e më të shqetësuar në lidhje me politikat e saja.
Merkel nuk ka udhëtuar në Munih dhe në vend të kësaj u kthye në Berlin nga një udhëtim në Alpet ku besohet se ajo kishte një pushim. Ajo refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.
Ajo tha: “Në Munih ishte një natë e terrorit. Ata njerëz që dëshironin të shkonin për darkë kanë vdekur dhe ata u vranë nga të shtëna nga një sulmues i vetëm. Ne jemi të gjithë së bashku dhe unë jam duke thënë këtë në emër të të gjithë qeverisë federale. Zia me një zemër të rëndë për ata që kurrë nuk do të kthehen në familjet e tyre. Për familjet, prindërit dhe fëmijët për të cilët çdo gjë sot duket bosh dhe e pakuptimtë, them personalisht dhe në emër të shumë e shumë njerëzve në Gjermani: ndajmë dhimbjen ne jemi duke menduar për ju dhe ne jemi duke vuajtur me ju”.
Por fjalët e saj nxitën një reagim të ashpër në rrjete sociale. Dikush në Twitter u shpreh se: “Nuk më intereson se çfarë Merkel mendon në lidhje me situatën por do të ndryshojë ndonjë gjë?!” Dhe Darrell Collins tha: “Vështirë të besohet se gjermanët mbështesin Merkel dhe politikat e saja të emigracionit”.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

