“Na jep gjithçka, ose do përfundosh keq”, si ra në pranga për grabitje shqiptari bashkë dy shokët
Policia italiane ka vënë në pranga tre të rinj, mes tyre edhe një shqiptar, pasi akuzohen se kanë marrë peng një moshatar të tyre dhe më pas e kanë grabitur. Ngjarja në fjalë ndodhi pasditen e së hënës.
‘Ansa’ shkruan se djali që ra pre e grabitjes ishte duke ecur me biçikletë, ku është ndaluar nga 5 të rinj. “Na jep gjithçka qe ke, ose do ta pësosh keq”, kështu mësohet t’i kenë thënë ata të riut.

Fill pas ngjarjes djali lajmëroi policinë, e cila arriti të identifikonte tre nga autorët, ideniteti i të cilëve nuk dihet. Mësohet se në pranga ra një italian, një shqiptar dhe një nigerian, ku njeri prej tyre ishte edhe ‘shefi’.
KOHA JONË SONDAZH

