“Na ndajnë edhe 7 vite nga katastrofa natyrore”, nis numërimi mbrapsht në qendër të Manhattanit

Një ore e re digjitale e quajtur “Ora klimatike”, e cila është instaluar në Manhattan Union Square, është duke numëruar së prapthi kohën që na ka mbetur deri në sekondën që kapaciteti i karbonit në Tokë do të shkojë në zero.

Në kohën e zbulimit të kësaj ore, që ndodhi të hënën me 21 shtator nga artistët dhe bashkë krijuesit Gan Golan dhe Andreew Boyd, “ora klimatike” tregonte që kanë mbetur 7 vite dhe 102 ditë duke u bazuar në të dhënat e tanishme lidhur me shpenzimin e karbonit.

Shpenzimi total i dioksidit të karbonit në tokë pritet të shkaktojë dëme të pariparueshme në natyre, varfëri dhe çrregullim global duke shkaktuar rritje të katastrofave natyrale si përmbytjet, zjarret dhe thatësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ora klimatike” e ka edhe një figure tjetër, të cilën krijuesit e saj e përshkruajnë si ‘linja e jetës’ (lifeline) në kontrast me ‘linjën e vdekjes’ (deadline) që parashikon shpenzimin e karbonit. E para është prezentuar me ngjyrë të gjelbërt dhe tregon energjinë e Tokës që furnizohet nga burime rigjeneruese: që për momentin është 27.7 %.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E thënë thjesht linja e jetës duhet të rritet deri në 100% përqind para se ‘deadline’ të arrijë në 0”, shpjegojnë krijuesit e kësaj ore.

Një prej masave që kërkohet të merret është ajo për mbajtjen e temperaturave nën 1.5 gradë Celsius. Në të kundërt, sipas raporteve të NASA-s vitin e kaluar, bota do të përballet me zjarre dhe fenomene natyrore katastrofike. Një shqetësim ky, që grupi i artistëve amerikanë kanë vendosur ta shprehin në mënyrën më të dukshme të mundshme, në sheshin ku kalojnë mijëra qytetarë çdo ditë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?