Natë dhune në Katalonjë

Për natën e dytë rresht Barcelona përjetoi orë tensioni, teksa mijëra persona kanë protestuar në rrugët qendrore të kryeqendrës katalane. Protesta e mbrëmjes arriti edhe nivele dhune të theksuara, ku sipas organeve të policisë të paktën 157 vatra zjarrvënie të qëllimshme u regjistruan në të gjithë qytetin, dhe selitë e prefekturave u rrethuan nga protestuesit.

Protesta nuk ndali vetëm në Barcelonë. Protestuesit i përplasën me policinë edhe në qytete të tjera të Katalonjës si Girona, Tarragona, Lleida dhe Sabadell, me një bilanc ende jo përfundimtar të 114 të plagosur, ndër to 54 janë nga forcat e policisë.

Qeveria spanjolle ka denoncuar dhunën, në fakt një risi e protestave katalane, duke shtuar se “dhuna tregon se nuk kemi të bëjmë me një lëvizje paqësore, por nga grupe që duan të shkatërrojnë bashkëjetesën në Katalonjë”.

SHKARKO APP