NATO dëbon 10 pjesëtarë të Misionit të Moskës

Vala e dëbimeve të diplomatëve, shpesh të cilësuar si oficerë të shërbimeve sekrete të Rusisë, nuk ka të ndalur.

E pas veprimeve të njëpasnjëshme të vendeve të ndryshme, që ndoqën njoftimin e Donald Trumpit një ditë më parë për dëbimin e diplomatëve rusë si pasojë e sulmit me agjent kimik në tokën britanike, sot ka reaguar përmes një deklarate për mediet edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sulmi i Salisburyt është cilësuar nga Britania si e para herë e përdorimit të armëve kimike në territor europian që prej Luftës së Dytë Botërore, cilësim të cilit i bëhet jehonë edhe nga Stoltenberg, me këtë të fundit që bën dallimin vetëm të “territorit të NATO-s”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që prej 14 marsit, kur aleatët e NATO-s shprehën shqetësimin e thellë dhe dënuan këtë shkelje të normave ndërkombëtare, konsultime intensive janë mbajtur mes tyre në kryeqytetet e vendeve respektive, përfshi edhe në selinë e NATO-s, nga të cilat ka rezultuar deri më tani dëbimi i mbi 140 zyrtarëve rusë nga 25 vende aleate të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe partnerët e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo është një përgjigje e gjerë, e fuqishme dhe e koordinuar ndërkombëtare dhe, si pjesë e kësaj përgjigjeje, edhe NATO do të unifikojë ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm.

Sot më duhet të njoftoj tërheqjen e akreditimit për 7 pjesëtarë të stafit të Misionit të Rusisë në NATO. Përveç tyre, kam refuzuar kërkesat për akreditim të 3 pjesëtarëve të tjerë”, njoftoi Stoltenberg.

Këshilli i Atlantikut të Veriut ka reduktuar në maksimum përbërjen e Misionit rus në 10 persona, në përputhje me vendimin e marrë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. “Kjo e çon numrin maksimal të këtij stafi në 20 persona”, shtoi më tej Stoltenberg.

Ai theksoi se ky veprim i jep një mesazh të qartë Rusisë se duhet të përballet me kostot dhe pasojat e sjelljes së papranueshme dhe të rrezikshme të saj.

Kjo vjen edhe si rrjedhojë e mungesës së përgjigjeve konstruktive mbi atë çfarë ndodhi në Salisbury, theksoi Stoltenberg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?