NATO emëron përfaqësuesin në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se Patrick Turner është emëruar për të udhëhequr Përfaqësimin e NATO-s në Ukrainë. Gjatë samitit të NATO-s të mbajtur në Uashington javën e kaluar, Stoltenberg për krijimin e NRU-së dhe për postin e përfaqësuesit të lartë civil, që do të udhëheqë atë.

Stoltenberg tha se Truner është një “shërbyes i përkushtuar publik” që ka një historik të mirë të arritjes së rezultateve.

Turner është mbështetës i fuqishëm i Ukrainës, shtet që po përballet me pushtimin në shkallë të plotë të nisur nga Rusia më 2022. Ai ka shërbyer si sekretar i Mbrojtjes i Britanisë para se të bëhej ndihmës i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për politika të mbrojtjes dhe planifikimit, post që e ka mbajtur nga viti 2018 deri më 2022.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas njoftimit, Turner do të nisë detyrën në Kiev në shtator të këtij viti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?