NATO: Forca speciale për ndërhyrje emergjente

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se forca pararojë e cila pritet të aktivizohet në fillim të vitit 2016 pret të përbëhet prej rreth 5 mijë ushtarësh.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në hyrje të ministralit të NATO-s ka bërë një deklaratë për shtyp ku thekson se pret që të arrijnë një marrëveshje mbi forcimin e mbrojtjes së përgjithshme. Këto vendime do të kenë lidhje me forcimin e pararojës së NATO-s ka thënë Stoltenberg dhe ka shtuar se ka si prioritet rritjen e fuqisë ushtarake nga 13 mijë i cili është numri aktual deri në 30 mije, si dhe formimin e një force pararojë prej 5 mijë trupave.

Stoltenberg ka theksuar gjithashtu se forcat pararojë do të formohen në një elasticitet të tillë që të kemi mundësi dislaukimin e shpejtë të tyre në zonat e konfliktit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i NATO-s ka thënë gjithashtu se nga kjo mbledhje pret edhe miratimin e hapjes së disa bazave të reja në vendet e Balltikut si Polonia, Rumania dhe Bullgaria. Ai ka theksuar se këto baza ushtarake do të jenë si urë lidhëse e NATO-s me ushtritë vendase si dhe do të kenë si mision organizimin e stërvitjeve të përbashkëta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka theksuar se formimi i forcës pararojë është një kundërpërgjigje ndaj veprimeve të Rusisë. Ai ka shtuar se ky veprim është në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare dhe se ky veprim është një kundërpërgjigje për shkeljet që Rusia bëri ndaj të drejtave ndërkombëtare në çështjen e Krimesë.

Stoltenberg ka sqaruar se formimi i kësaj force është në kontekstin e zhvillimit të forcave të NATOS dhe përgjigje për kërcënimet që vijnë nga Lindja dhe Jugu. Ai ka thënë se gjatë Ministrialit të NATO-s i cili do të organizohet në datat 6-8 shkurt në Münih do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov. Gjithahstuka theksuar se edhe pse NATO ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me Rusinë për shkak të Krimesë takimet me zyrtarë rus do të vazhdojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?