NATO-ja “i shpall” luftë Rusisë

Arena ndërkombëtare është e trazuar. NATO-ja sfidon hapur Rusinë, në mesin e sagës së sigurisë me Ukrainën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca ushtarake nuk do ta ndalë zgjerimin e saj në Europë, kudo qoftë ai.

Presidenti rus Vladimir Putin muajin e kaluar parashtroi kërkesa për SHBA-në dhe NATO-n si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar tensionet mbi Ukrainën teksa Moska ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa në kufi duke ngjallur frikën e një pushtimi të vendit fqinj.

Pjesa më e madhe e propozimeve, të bëra publike nga Rusia, mes tyre një projekt-marrëveshje me vendet e NATO-s dhe oferta për një traktat mes Moskës dhe Shteteve të Bashkuara, duket të jenë e papranueshme për aleancën ushtarake.

SHKARKO APP